Prezantohet analiza (mos) Integrmimin e marrvëshjeve qeveritare në lidhje me Luginën e Preshevës".
Këshilli për të Drejtat e Njeriut në bazë të projektit të tij "Forcimin e stabilitetit në Luginë të Preshevës përmes integrimit të pakicës shqiptare" ka paraqitur analizën (MOS) Integrmimit të e marrëvëshjeve qeveritare në lidhje me Luginën e Preshevës".Analiza është produkt i hulumtimit shumëmujorë të cilën hulumtuesit e Këshillit për të Drejtat e Njeriut e kanë realizuar, duke ardhur deri te të dhënat rreth integrimit të pakicës kombëtare shqiptare përmes intervistave, kërkesave për marrjen e informatave të rëndësisë së posaçme dhe përmes analizimit të të dhënave ekzistuese.
Analiza hulumton nivelin e realizimit të marrëveshjeve qeveritare në lidhje me Luginën e Preshevës- Planin dhe programin për zgjidhjen e krizës në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ( I ashtuquajturi Plani Coviqit) I vitit 2001., Marrveshjen për riorganizimin e trupit koordinues e vitit 2009. Plani shtatë pikësh i vitit 2013.
Avancimi më i madh sipas kryetarit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Belgzim Kamberit është i dukshëm në integrimin në nivel lokal, investimet e shtetit në infrastrukturë, në të drejtat individuale dhe ruajtje të stabilitetit.
"Gjithëashtu, ngecja më e madhe është vërejtuar në integrimin e shqipëtarëve në insitucionet e qarkut dhe republikane, në zhvillimin ekonomik, në të drejtat kolektive si dhe në praninë e më të tjeshme të forcave të armatosura speciale", theksoi Kamberi.
Projekti realizohet me ndihmën e Ministrisë të punëve të jashtme të Zvicrës dhe Fondit për Shoqëri të hapur./Titulli.com/